Ndryshim në kalendarin e Abissnet Superiore / Shtyhet ndeshja e prapambetur Partizani-Teuta - FSHF

Ndryshim në kalendarin e Abissnet Superiore / Shtyhet ndeshja e prapambetur Partizani-Teuta

Departamenti i Garave në FSHF, pasi u njoh me kërkesën e klubeve të Partizanit dhe Teutës për shtyrjen e ndeshjes së prapambetur midis tyre, ka aprovuar këtë kërkesë dhe do të vendosë në ditët në vijim për datën e këtij takimi.

Sipas kalendarit, sfida Partizani-Teuta ishte përllogaritur të ishte ndeshja hapëse e sezonit 2023/24, por u programua më pas që të luhej më datën 4 tetor për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në UEFA Conference League.