Nderron jete trajneri i njohur Artan Bushati - FSHF

Nderron jete trajneri i njohur Artan Bushati

Sot ne mbremje ka nderruar jete trajneri i njohur i futbollit shqiptar Artan Bushati. Se fundmi te gjithe e kujtojne Bushatin si trajneri i Ekipit Kombetar Under 21. Ai gjithe jeten e vet te shkurter ia dedikoi futbollit,  per te cilin u shkollua ne arsimin e mesem dhe u diplomua ne arsimin e larte.

Si nje student i shquar, si nje kuader i pergatitur si nje trajner i talentuar Tani nuk rreshti kualifikimin e tij ne Shqiperi, UEFA apo edhe vende te tjera te Kontinentit tone. Per disa vite ne drejtimin  e kuqezinjve te Shpreses  Artan Bushati arriti rezultate interesante si edhe pergatiti shume elemente per te furnizuar me lojtare te rinj skuadren tone Kombetare.  

E gjithe familja e futbollit shqiptar ne keto momente mban frymen per te pershtatur hidherimin e thelle per humbjen e nje miku, shoku, kolegu, mesuesi, edukatori, trajneri  e mbi te gjitha njeriu, biri, bashkeshorti dhe babai  ne moshe te re. Zeri i brendshem i te gjitheve bashkohet ne ndushellimin e rastit “dheu qofte i lehte per ty Tani”, “shpirti yt fisnik u prehte ne paqen e perjetyshme”.