Miqësorja me Lihtenshtejnin/ Lista e U-21 pëson ndryshime, tre futbollistë largohen nga grumbullimi - FSHF

Miqësorja me Lihtenshtejnin/ Lista e U-21 pëson ndryshime, tre futbollistë largohen nga grumbullimi

Shqipëria U-21 do të luajë nesër në stadiumin “Niko Dovana” miqësoren me Lihtenshtejnin në orën 19:00.

Kuqezinjtë po kryejnë përgatitjet e fundit përsa i përket takimit miqësor, teksa trajneri Alban Bushi nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se Stiven Shpendi, Leandro Frroku dhe Behar Ismaili nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Alban Bushi në këtë sfidë.

Shpendi dhe Frroku janë larguar nga grumbullimi për shkak të problemeve fizike ndërsa Ismaili për arsye personale. Pjesa tjetër e skuadrës është në gjendje të mirë, të gatshëm për të dhënë kontributin në takimin miqësor me Lihtenshtejnin.