Miqësorja me kampionët e Europës/ Shqipëria U-19 teston forcat me Italinë U-19 në Koverçano - FSHF

Miqësorja me kampionët e Europës/ Shqipëria U-19 teston forcat me Italinë U-19 në Koverçano

Shqipëria U-19 zhvilloi një miqësore me Italinë U-19 në qendrën e ekipeve kombëtare italiane në Koverçano, me ndeshjen që përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vendasve. Një test shumë i mirë për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku përballë skuadrës kampione të Europës për grup-moshën U-19.

Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen me këtë formacion: Kiri; Muça, Kacurri, Ar. Kurti, Ad. Kurti, Damini; Vranici, Tresa, Kasmollari; Sulejmani, Krasniqi.

Sakaq, Italia U-19 vinte me disa ndryshime krahasuar me një muaj më parë, kur fitoi titullin kontinental në finalet e Europianit, teksa debutonte në stol trajneri i ri Bernardo Corradi.

Vendasit e nisin shumë mirë ndeshjen dhe kalojnë në avantazh që në minutën e dyte më anë të sulmuesit Marco Delle Monache (lojtar i Sampdorias), i cili e dërgon topin në portë pas një krosimi nga e djathta. Ndërkohë që Shqipëria U-19 përpiqet të reagojë dhe të krijojë raste për shënim italianët gjejnë golin e dytë në minutën e 24-të me anë të Ripanit.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë Italia U-19 gjen edhe golin e tretë me Delle Monache, i cili shënon pas një gjuajtje me kokë. Për t’u përmendur paraqitja e mirë e portierit Kiri, vendimtar në disa raste me ndërhyrjet e tij.

Në pjesën e dytë Italia U-19 bën shumë zëvendësime, duke ndryshuar thuajse të gjithë ekipin, teksa edhe Bulku ndërhyn duke hedhur në fushë forca të freskëta. Pjesa e dytë është më e balancuar dhe kuqezinjtë arrijnë të ruajnë ekuilibrin e duhur në fushën e lojës me portierin Kiri që pret edhe një penallti. Gjithsesi deri në fund rezultati nuk ndryshon, teksa trajneri aktivizon të gjithë lojtarët e ftuar për këtë miqësore.

Kombëtarja U-19 do të ketë edhe miqësore të tjera në muaj shtator e tetor, me rivalët që mbeten për t’u përcaktuar, ndërkohë që në muajin nëntor kuqezinjtë do të jenë të impenjuar në kualifikueset Europianit 2023-2024 për këtë grup-moshë.

Shorti i UEFA-s e ka pozicionuar Kombëtaren shqiptare U-19 në Grupin 13, së bashku me Irlandën, Belgjikën dhe Slloveninë, ndërsa ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë në datat 15, 18 dhe 21 nëntor 2023.

Miqësore

Itali – Shqipëri                   3-0

Shënues: Delle Monache 2′, 44′, Ripani 24′

 

Itali: Magro (30′ Borriello); Turco, Domanico, D’Avino, Saiani; Ciammaglichella, Ripani, Di Maggio; Quieto, Bolzan, Delle Monache.

Trajner: Bernardo Corradi

U aktivizuan: Borriello (15′ Di Bartolo); Magni, Corradi, Bassino, Milani; Parravicini, Bovo, Graziani; Longoni, Ragnoli Galli, Presta.

Shqipëri: Kiri (Totoshi 80’); Muça (Zaganjori 73’), Kacurri (Meta 46’), Ar. Kurti, Ad. Kurti, Damini (Përndreca 60’); Vranici (Duro 46’), Tresa, Kasmollari (Dodaj 80’); Sulejmani (Demircani 80’), Krasniqi (Belloj 73’).

Trajner: Ervin Bulku

FLORENCE, ITALY – AUGUST 09: Alessandro Bolzan of Italy U19
competes for the ball with Arlind Kurti of Albania during the match between Italy U19 and Albania U19 at Centro Tecnico Federale di Coverciano on August 09, 2023 in Florence, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
FLORENCE, ITALY – AUGUST 09: Saverino Domanico of Italy U19 competes for the ball with Erald Krasniqi of Albania during the match between Italy U19 and Albania U19 at Centro Tecnico Federale di Coverciano on August 09, 2023 in Florence, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
FLORENCE, ITALY – AUGUST 09: Arlind Kurti of Albania competes for the ball with Alessandro Bolzan of Italy U19 during the match between Italy U19 and Albania U19 at Centro Tecnico Federale di Coverciano on August 09, 2023 in Florence, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
FLORENCE, ITALY – AUGUST 09:Players of Italy and Albania line up during the match between Italy U19 and Albania U19 at Centro Tecnico Federale di Coverciano on August 09, 2023 in Florence, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)