Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 barazon 1-1 me Azerbajxhanin U-17 në “Egnatia Arena” - FSHF

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 barazon 1-1 me Azerbajxhanin U-17 në “Egnatia Arena”

Shqipëria U-17 zhvilloi ndeshjen e parë miqësore me Azerbajxhanin U-17. Takimi i luajtur në stadiumin “Egnatia Arena” përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.

Shqipëria U-17 e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen me Azerbajxhanin U-17: Daniel Culi (GK), Spasian Nasto, Kris Gecaj (C), Lukas Cekrezi, Fabian Nuhaj, Andreas Llana, Darli Kurti, Serxho Vogli, Gabriel Kulla, Leo Begolli, Rikardo Shehi.

Ndeshja miqësore në “Egnatia Arena” nisi më mirë për Azerbajxhanin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të. Kuqezinjtë patën disa raste të mira shënimi por pa sukses. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Azerbajxhanin U-17.

Në fraksionin e dytë Shqipëria U-17 barazoi rezultatin në minutën e 71-të me kapitenin Kris Gecaj. Deri në fundin e takimit trajneri Julian Ahmataj kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Shqipëria i shkoi pranë golin të dytë edhe në disa raste të tjera por pa sukses. Në fund takimin u mbyll në barazim 1-1.

Miqësorja e dytë e Shqipërisë U-17 me Azerbajxhanin U-17 do të luhet më datë 19 qershor po në stadiumin “Egnatia Arena”, në ora 18:00.