Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-15 barazon 0-0 me Kosovën U-15 në “Kukës Arena” - FSHF

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-15 barazon 0-0 me Kosovën U-15 në “Kukës Arena”

Shqipëria U-15 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë miqësore të programuar ndaj Kosovës U-15, me sfidën që u luajt këtë pasdite në stadiumin “Kukës Arena” e që u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Trajneri Armand Damo e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Eno Resuli, Joart Mile, Rian Neza, Alessio Gjergji, Angelos Como, Erjon Vajushi, Brajan Muca, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka, Mattia Xhemali.

Sfida nisi mirë për të dyja ekipet, që krijuan disa raste të mira në pjesën e parë por pa sukses.

Gjatë pjesës së dytë, trajneri Armand Dama kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre. Edhe në fraksionin e dytë nuk munguan rastet për shënim por asnjë ekip nuk e gjeti rrugën e rrjetës dhe sfida u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të enjten do të luhet edhe miqësorja e dytë mes Shqipërisë U-15 dhe Kosovës U-15, që do të zhvillohet po në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 11:00.