Miqesore U19. Shqiperi - Mali i Zi 5-1 - FSHF

Miqesore U19. Shqiperi – Mali i Zi 5-1

Sot pasdite ne stadiumin Selman Stermasi ne Tirane perfaqesuesja e Shqiperise U19 ka mundur thelle me loje dhe rezultat perfaqesuesen e moshatareve nga Mali i Zi. Ne pjesen e pare kuqezinjte e rinj te drejtuar nga trajneri Foto Strakosha kane luajtur mjaft mire duke zoteruar pjesen me te madhe te fushes. Megjithate ne sekondat e fundit malazezet kane shenuar golin e avantazhit. Ne pjesen e dyte pervec lojes futbollistet tane te rinj kane shenuar pese gola, dy me autor Cekicin dhe me pas Gjini, Hoxha dhe Kraja. Strakosha eshte shprehur i kenaqur nga loja dhe rezultati, nderkohe qe takimi i dyte miqesor po me Malin e Zi do te luhet me date 17 tetor ne stadiumin Kombetar Qemal Stafa.