Miqesore, Shqiperi - Malte - FSHF

Miqesore, Shqiperi – Malte

Ne oret e fundit te dates 4 shkurt 2014 eshte vendosur qe Kombetarja te zhvilloje ndeshje miqesore me perfaqesuesen e Maltes. Gjithcka do te luhet ne kuader te dates se lire te FIFA-s qe i perket me 5 mars 2014.

Ky takim i pare per kete vit eshte shume i rendesishem per trajnerin De Biasi dhe kandidatet e mundshem te Kombetares shqiptare. Kundershtari perballe kuqezinjve ndonese me koeficent me te dobet ne renditjen boterore do te zbrese ne Shqiperi me formacionin e vete me te mire per te treguar nivel dhe per te kerkuar nje rezultat pozitiv. Kuqezinjte natyrisht jane te interesuar qe ne kete takim te paraqesin vlerat e tyra me te mira perballe sportdashesve te vet te cilet gjithnje i kane mbeshtetur fuqimisht drejt sukseseve.