Miqesore.Shqiperi-Armeni 2-0 - FSHF

Miqesore.Shqiperi-Armeni 2-0

Kombetarje e Shqiperise ka shkelqyer ne ndeshjen miqesore kunder Armenise  ne Tirane,  duke fituar me rezultatin e paster 2-0. Golin e pare per kuqezinjte e ka realizuar Valdet Rama pas nje gjuajtje te sakte brenda zones, ndersa te dytin e ka shenuar nga distanca me nje gjuajtje spektakolare Ergys Kacaj i cili vetem pak sekonda pas aktivizimit ne pjesen e dyte ka zbuluar goditjen e tij model. Te gjithe futbollistet e rinj qe prezantoi trajneri De Biasi kete mbremje paraqiten nje forme te mire sportive dhe mjaft premtuese per ndeshjet e ardhshme te Kombetares tone.