Mesazhi i UEFA-s: Epidemia nuk do t’i ndalojë kompeticionet tona të vendosen në fushën e lojës

Letra zyrtare e dërguar nga Presidenti i UEFA-s Ceferin, drejtuesi i ECA, Andrea Agnelli, dhe drejtuesi i Ligave Europiane, Lars-Christer Olsson, për federatat europiane të futbollit dhe anëtarët e ligave.

Të nderuara federata anëtare,
Të nderuar kampionate anëtare,
Të nderuar klube anëtare,

Kriza shëndetsore e tanishme e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 nuk ka precedentë në qarqet tona, dhe mbi të gjitha përbën rrezik për shendetin publik, i cili padyshim është prioriteti kryesor, por gjithashtu ka goditur në mënyrë dramatike dhe sektorët e industrisë dhe ekonomisë. Futbolli nuk përbën përjashtim dhe me javë tashmë të gjitha kompeticionet, si në nivel kampionatesh kombëtare dhe në nivel Europian, janë detyruar të pëzullohen.

Edhe pse nën këtë skenar serioz, futbolli Europian padyshim që ka qenë i aftë të reagojë si një familje e bashkuar. Qëndrimi i përbashkët që u mor nga UEFA, Federata e Klubeve Europiane dhe Ligat Europiane më 17 Mars, ishte që të bëhet cdo përpjekje për ti lejuar të gjitha kampionatet vëndase dhe kompeticionet Europiane të përfundojnë sipas formatit të tyre. Është me rëndësi të vecantë që edhe në kushtet e një epidemi të tillë, nuk do ti ndalojë kompeticionet tona të vendosen në fushën e lojës, në përputhje me rregullat e tyre dhe titujt sportivë të vendosen në bazët të rezultateve. Si drejtues të përgjegjshëm të sportit tonë, kjo është ajo që duhet të sigurojmë, deri sa të ekzistojë dhe mundësia e fundit dhe ndërkohë që po planifikojmë, zgjidhjet operacionale dhe rregullatore janë në dispozicion.

Ne do të ecim sëbashku me mendimin që një përpjekje e koordinuar e jashtëzakonshme e të gjithë organizatorëve të kompeticioneve mund të ndihmojnë daljen nga kriza të futbollit Europian, duke rikuperuar asetin themelor, kompeticionet. Pa unitet dhe solidaritet, askush nuk do të jetë në gjendje të dalë nga kriza për sa kohë jemi të ndërvarur.

Ky lloj përkushtimi ka marrë formë konkrete në dy grupet e përbashkëta të punës të ngrituar për tu marrë me variantet kalendarike dhe gjithashtu me pasojat ligjore, rregullatore dhe financiare të zgjatjes së mundshme të kalendarit, që do të bëntë që kampionatet 2019/20 të shtyhen më 30 Qershor.

Grupet e punës janë mbledhur disa herë dhe janë në kontakt të përditshëm për të siguruar që objektivi thelbësor për përfundimin e të gjitha kompeticioneve të arrihet. Për të arritur këtë gjë, plane konkrete po përpilohen. Puna e tyre është fokusuar në skenarë që përfshijnë muajt Korrik dhe Gusht, përfshirë mundësinë që kompeticionet e UEFA-s të rifillojnë pas përfundimit të kampionateve vendase. Një menaxhim i përbashkët i kalendarit është tejet i nevojshëm, që përfundimi i sezonit aktual duhet të koordinohet me fillimin e sezonit të ri, i cili mund të ndikohet si pasojë e zgjatjes.

Duke ndjekur nga afër zhvillimet e situatës aktuale, grupi i punës që merret me kalendarin do të thotë sa më shpejt të jetë e mundur, nga mesi i muajt Maj, se cili nga planet do të përdoret për përfundimin e sezonin, pa lënë asnjë prapa. Pezullimi i kompeticioneve duhet të jetë zgjidhja e fundit, pasi të dilet në përfundim që asnjë alternativë kalendarike nuk do ta lejonte përmbylljen e sezonit.

Ne kemi besim që futbolli do të rifillojë në muajt në vijim-me kusht që të diktohet nga autoritetet publike – dhe besoj që cdo vendim për braktisjen e kompeticioneve vendore, në këtë fazë, është i parakohshëm dhe i pa justifikuar. Meqë pjesmarrja në kompecitionet për klube të UEFA-s vendoset nga rezultatet e arritura në përfundim të kompeticioneve vendase, një ndërprerje e parakohshme nuk do ta plotësonte dot këtë kusht. UEFA ka të drejtën e vlerësimit të klubeve që do të pranohen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin 2020/21, në përputhje me rregulloret përkatëse të kompeticioneve.

Ne e dimë sa shumë vlera të sportit tonë ndajmë me ju dhe e ndjejmë mbështetjën në misionin tonë për të mbrojtur integritetin e kompeticioneve. Ju bëjmë thirrje të gjithëve për të mbështetur përpjekjet tona të përbashkëta në interesin kolektiv të futbollit Europian dhe besim tek përfaqësuesit e grupeve të punës.
Mirënjohje për ju, i juaji,