Më 28 nëntor, Kupa “Pavarësia” në Vlorë - FSHF

Më 28 nëntor, Kupa “Pavarësia” në Vlorë

Do të zhvillohet në Vlorë, edicioni i pestë i Kupës “Pavarësia”, një aktivitet i përvitshëm që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Me pjesëmarrjen e ekipeve të Flamurtarit të Vlorës, Shkëndijës së Tetovës, FC Prishtinës dhe Otrant të Malit të Zi, kjo Kupë do të zhvillohet më 28 nëntor në stadiumin Flamurtari të qytetit të Vlorës. Pikërisht, në 101 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ky aktivitet do të bashkojë nëpërmjet futbollit, katër ekipe shqiptare, nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria.

 

Ekipet do të mbërrijnë në Vlorë, ditën e mërkurë, ku do të hedhet shorti dhe do të zhvillohet darka zyrtare e mikpritjes, nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.