Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet për fazën e 1/8-ave - FSHF

Mbyllen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, përcaktohen çiftet për fazën e 1/8-ave

U mbyllën takimet e fazës së 1/16-të të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë janë mësuar edhe çiftet e fazës pasardhëse të këtij kompeticioni. Dy skuadrat e Abissnet Superiore, Skënderbeu e Dinamo City u kualifikuan, pasi mundën 4-0 dhe 2-0 respektivisht Turbinën e Orikun.

Në raundin tjetër kaluan edhe AF Elbasani, Apolonia, Flamurtari, Lushnja, që i zgjidhën takimet e tyre gjatë 90 minutave. Bylisi-Vora dhe Korabi-Besa u mbyllën 2-2, edhe pas shtesave, dhe me penallti u kualifikuan skuadrat pritëse. Më poshtë rezultatet e ndeshjeve:

Ndërkohë sipas skemës së përcaktuar në fillim janë zbardhur edhe çiftet e Kupës së Shqipërisë, në fazën e 1/8-ave. Këto ndeshje zhvillohen më 24 janar 2024 dhe ekipet që kalojnë më tej caktohen me një ndeshje. Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet janë me sistem vajtje-ardhje.