Lushnje, Turneu "Sami Shefa" per U15 - FSHF

Lushnje, Turneu “Sami Shefa” per U15

Ne Qytetin e Lushnjes, Zyra Rajonale e Federates Shqiptare te Futbollit ka organizuar nje turne per nder te portjerit te njohur Sami Shefa,  per te cilin vetem dy muaj me pare Presidenti i FSHF-se zoti Armand Duka  dorezoi “llakaten e Mirenjohjes”. Skuadrat pjesmarrese ishin pergatitur me se miri per kete eveniment te ndjekur nga shume te rinj, miq, familjare e dashamires te Sami Shefes i cili ka kete C.V. Sportive

  • Fillimet sportive me ekipin e te rrituve te Traktorit te Lushnjes ne vitin 1965;
  • “Apolonia” deri në vitin 1969 duke luajtur me sukses në kategorin e parë.
  • Në vitin 1970 rikthehet në ekipin e “Traktorit” të Lushnjes duke u kthyer shumë shpejt portieri titullar i ekipit deri në vitin 1977 në periudhën më të lavdishme të futbollit Lushnjar,krah legjendave e mjeshtrave si M.Xhoxhi,K.Gogoni;I.Haxhiu;E.Gaxheli; Xh.Sefa;J.Shandro; M.Stamo;

K.Pepa etj. me kulmin e suksesit si finalist i kupës së Republikës me Dinamon në vitin 1978 të drejtuar nga mjeshtri i trainingut Shqiptar Z.Gjinali.

  • Portier me cilësi të shkëlqyera të shkathtësisë,elasticitetit,forcës,guximit,sakrificës,mjeshtër i planzhonit duke u kthyer në një zotërues apsolut të zonës së tij dhe një barikadë e pakalueshme për sulmuesit më në zë të kohës.
  • Në vitin 1970 bëhet pjestar i ekipit kombëtar shpresa.
  • Në sezonin 1977-78 mbron portën e “Tomorit” të Beratit duke e rikthyer këtë ekip në kategorin e parë.
  • Largohet nga futbolli i luajtur në vitin 1978 në takimin me Partizanin në Lushnje.
  • Asnjëherë nuk largohet dot nga stadiumi ku u rritë dhe u bë i njohur nga të gjithë sportdashësit Lushnjarë dhe jo vetëm duke kontribuar si trainer i portierëve deri në vitet e fundit.
  • Gjithmonë i pranishëm në ndeshjet e Lushnjes duke u bërë shëmbull frymëzimi për brezat e ardhshëm të futbollit Lushnjar.Model i njeriut të mirë ,të dashur,të shoqërueshëm por dhe i rreptë e kërkues.Kontributi i tij në futbollin Lushnjar dhe atë kombëtar ka lënë gjurmë duke u  futur në histori si “Sami Shefa i madh”
  • Vlerësuar me titullin Mjeshtër sporti në vitin 1995.
  • Vlerësuar me titullin “Qytetar nderi i qytetit Lushnje” në vitin 2005 me motivacionin – “Për kontribut të shquar në fushën e sportit”
  • Vlerësuar me titullin “Pllakatë mirënjohje” nga FSHF-ja në dhjetor 2012 (pas vdekjes) – “Për kontributin e shquar në futbollin Shqiptar”.
  • Figura të ndritura si Sami Shefa do të ngelen gjithmonë të paharuar në memorien e sejcilit prej nesh dhe këtij qëllimi i shërben dhe ky turne futbolli organizuar nga FSHF-ja,Bashkia dhe Kl.Futbollit Lushnje në prag të ditëlindjes së Tij për të qënë pranë familjes, të dashurve të Tij dhe për tu thënë që “Sami Shefa” është gjithmonë midis nesh dhe do të ngelet shëmbull frymëzimi për brezat e ardhshëm të futbollit.