LOJA SI PROFESION – KËSHILLA PUNE NGA LUIGI FEBBRARI - FSHF

LOJA SI PROFESION – KËSHILLA PUNE NGA LUIGI FEBBRARI

Luigi Febbrari – Përgjegjës i përgatitësve atletik të ekipeve kombëtare

Propozoj disa reflektime vetjake që shpresoj se mund të jenë të dobishëm për të favorizuar një rrugëtim rritjeje për ata që duan të ndërmarin karrierën e futbollistit.

Java e parë

  1. Unë besoj se është thelbësore të fillosh nga një koncept i përsosmërisë siç është ruajtja para së gjithash të një imazhi të mirë të vetes së pari si person, më pas si futbollist, sepse me siguri do të ketë ndikim në imazhin e ekipit, pasi grupi është i përbërë nga futbollistë individualë të cilët mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Për këtë arsye harmonia e grupit mund të sjellë pikë në renditje.
  2. Të fitojnë vetëbesim të plotë të tyre dhe të mjeteve të tyre, të cilat, edhe nëse nuk janë të shkëlqyera, me vullnet dhe praktikë do të jenë në gjendje të kapërcejnë çdo periudhë të vështirë që mund të rrezikojë rrugën e rritjes.
  3. Ndërto një marrëdhënie të mirë me shokët e skuadrës, trajnerët, mjekët, fizioterapistët, dhe jo më pak të rëndësishëm janë dhe punonjësit e magazinave, të cilët ndonjëherë konsiderohen figura të nivelit së dytë kur në fakt provohet rëndësia e tyre kur veshja bëhet një mjet i rëndësishëm dhe vendimtar i punës ndonjëherë edhe për rezultatin e lojës.
  4. Trajnimi nuk është gjithmonë i dobishëm për sa i përket ofertave për punë, por ekziston një detyrim që futbollisti serioz ta aplikojë veten me vëmendjen e duhur dhe gatishmërinë, prandaj stërvitja e teknikës nuk është gjithmonë një fazë e vlerësuar nga futbollisti sepse ai duhet ti dedikojë shumë vëmendje detajeve që duhen përsëritur radhazi, ndonjëherë duke gjeneruar momente arratisjeje gjatë seancës stërvitore.
  5. Të keni një qëndrim pozitiv në fazën e ndërtimit të përgatitjes fizike, i cili përfshin një predispozitë të fortë për të kuptuar dobinë e kryerjes së një lojë sa më argëtuese në një moment lodhjeje që ndonjëherë nuk pranohet për shkak të veçantisë së saj, por që ka synimin për të prodhuar rezistencë të përshtatshme ndaj lodhjes, e cila me kalimin e kohës do të formojë ato përshtatje thelbësore për lojën.