Kupa e Shqipërisë U-17/ Partizani mund Skënderbeun 2-1 & ngre lart trofeun në “Shtëpinë e Futbollit”! - FSHF

Kupa e Shqipërisë U-17/ Partizani mund Skënderbeun 2-1 & ngre lart trofeun në “Shtëpinë e Futbollit”!

Partizani është fituesi i Kupës së Shqipërisë për grup-moshën U-17, pasi mundi në finale Skënderbeun U-17 me rezultatin 2-1.

Ndeshja e luajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhuroi spektakël dhe ishte e luftuar deri në minutën e fundit.

Ndeshja nisi mirë për të kuqtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me Erald Rrengën. Por avantazhi nuk zgjati shumë pasi Skënderbeu barazoi në minutën e 14-të me Flavio Shkëmbin. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në fraksionin e dytë të kuqtë pas disa minutave të mira gjetën sërish avantazhin me Franci Hysalliun. Ky ishte edhe goli i fitores për Partizanin pasi në fund sfida u mbyll 2-1.

Një sezon fantastik për Partizanin U-17 që mbyllet me fitimin e Kampionatit “Abissnet Superiore” dhe Kupën e Shqipërisë.

Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF me Kryetarin e SHRFT-së, Krenar Alimehmeti, i cili i dorëzoi futbollistëve të Partizanit U-17 kupën dhe medaljet.