Kupa e Shqipërisë 2020 për U-17 & U-19, njihuni me çiftet gjysëmfinaliste - FSHF

Kupa e Shqipërisë 2020 për U-17 & U-19, njihuni me çiftet gjysëmfinaliste

Ditën e sotme në ambjentet e FSHF, është hedhur shorti për ndeshjet gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë 2020, për moshat U-17 dhe U-19. Të pranishëm në këtë proces kanë qenë përfaqësuesit e klubeve përkatëse. Ndeshjet do të zhvillohen në datën 5 shkurt 2020 në Qendrën Sportive Kamëz. Shortin e këtij kompeticioni e hodhi shefi i Garave në FSHF, Lysien Nurishmi. Më poshtë do të gjeni çiftet e ndeshjeve gjysëmfinaliste të Kupës së Shqipërisë 2020.

Kupa e Shqipërisë, gjysëmfinalet e U-17:

Footbal Republic-Partizani, e mërkurë ora 12:00, Qendra Sportive Kamëz
Shënkolli-Tirana e mërkurë ora 14:00, Qendra Sportive Kamëz

Kupa e Shqipërisë, gjysëmfinalet e U-19:

Tirana-Dinamo e mërkurë ora 10:00, Qendra Sportive Kamëz
Vllaznia-Shënkolli e mërkurë ora 12:00, Qendra Sportive Kamëz