Kundër Bjellorusisë, për shqiptarët biletë falas - FSHF

Kundër Bjellorusisë, për shqiptarët biletë falas

Ndeshja miqësore kundër Bjellorusisë, që do të luhet në stadiumin “Akdeniz”, të Antalias, më datë 15 nëntor në orën 18.00 (sipas orës lokale), do të mund të shihet falas, nga sportdashësisht shqiptarë që banojnë apo studiojnë në Turqi. Federata Shqiptare e Futbollit, me dëshirën e mirë për t’i krijuar mundësinë tifozëve shqiptarë që të jenë sa më pranë, idhujve të tyre të kombëtares së futbollit, ka vendosur që cilido shqiptar që do të shkojë në stadium, mund të pajiset me biletë falas.

 

Të interesuarit, mund të komunikojnë me bashkëpunëtorin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Kenan Kurtes me qendër në Antalia (cel: 00 90 533 923 8601). Gjithashtu ata mund të kontaktojnë edhe Shoqatën e Studentëve Shqiptarë në Turqi (me qendër në Stamboll) me përgjegjës A. Bulkun. E njëjta gjë vlen për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe kanë dëshirë ta shohin këtë ndeshje dhe të jenë pranë tyre.