KUKËSI-PARTIZANI, PËRCAKTOHEN ARBITRAT QE DO TË GJYKOJNË KËTË NDESHJE - FSHF

KUKËSI-PARTIZANI, PËRCAKTOHEN ARBITRAT QE DO TË GJYKOJNË KËTË NDESHJE

Sektori i Arbitrimit pranë FSHF ka bërë me dije edhe emrat e pesë arbitrave që do të arbitrojnë takimin përmbyllës të kësaj jave ne Kategorinë Superiore, atë mes Kukësit dhe Partizanit që do të luhet ditën e hënë në orën 13.45 në “Elbasan Arena”.
Kështu, arbitër kryesor në këtë ndeshje do të jetë Juxhin Xhaja i Kolegjiumit të Tiranës me asistentët e tij Rejdi Avdo e Nertil Bregasi.  Ndërkaq arbitrat e linjës fundore do të jenë Emirion Sino dhe Klajdi Kola, si dhe gjyqtar i katërt i takimit,  Preca.