Kualifikueset e Europianit ‘Zvicër 2025’/ Shqipëria e vajzave zbret në fushë & nis përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut - FSHF

Kualifikueset e Europianit ‘Zvicër 2025’/ Shqipëria e vajzave zbret në fushë & nis përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut

Pas fitores 1-2 me Estoninë në Tallin, Kombëtarja e vajzave u rikthye në fushën e lojës për të nisur përgatitjet për sfidën ndaj Luksemburgut, një ndeshje vendimtare për objektivat e vajzave kuqezi.

Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, skuadra u stërvit pasditen e sotme në ambientet e Shtëpisë së Futbollit. Kuqezezat punuan fillimisht në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës, ku skuadra mori ngarkesë të plotë fizike.

Shqipëria do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore nesër në stadiumin ‘Elbasan Arena’, teksa të martën në ora 18:00 do të luajë sfidën e fundit në grupin C5 ndaj Luksemburgut në Elbasan. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për objektivat e skuadrës së drejtuar nga Armir Grima, që ka si synim kalimin në fazën play-off të kualifikueseve të Kampionatit Europian ‘Zvicër 2025’ dhe ngjitjen në Ligën B.

Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e parë në grup, me 6 pikë të grumbulluara, pas dy fitoreve dhe një humbje.