Kongresi i 47-të, UEFA zyrtarizon kandidatët për President & anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Presidenti Duka garon për një mandat të dytë në KE - FSHF

Kongresi i 47-të, UEFA zyrtarizon kandidatët për President & anëtarë të Komitetit Ekzekutiv. Presidenti Duka garon për një mandat të dytë në KE

UEFA ka zyrtarizuar sot listën përfundimtare të kandidaturave për postin e Presidentit të UEFA-s dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zgjidhen në Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s. Kongresi do të mbahet në Lisbonë, Portugali, më datën 5 prill 2023.

Në komunikatën për media në lidhje me këtë proces, UEFA bën me dije se të gjithë kandidatët iu nënshtruan një kontrolli të përshtatshmërisë të kryer nga një komitet zgjedhor i përbërë nga anëtarë të Komitetit të Qeverisjes dhe Pajtueshmërisë së UEFA-s dhe të gjithë e kaluan me sukses këtë kontroll të përshtatshmërisë.

Në garë për t’u rizgjedhur si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili garon për një mandat të dytë. Janë 13 kandidatë që do të garojnë për 9 vende e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Ndërsa, kandidati i vetëm për postin e Presidentit të UEFA-s është Aleksandër Ceferin, i cili synon të rizgjidhet në këtë post për një tjetër mandat.

 

  1. a) Kandidati për postin e presidentit të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar):
Mbiemër Emër Vendi
1. Čeferin* Aleksander Sllovenia

* kandidim për rizgjedhje

  1. b) Kandidate për një pozicion femër si anëtare në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar):
Mbiemër Emër Vendi
 1.  McAllister Laura  Uells
  1. c) Kandidatët për shtatë pozicione anëtarësh në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 4-vjeçar – në rend alfabetik):
Mbiemër Emër Vendi
1. Christensen* Jesper Møller Danimarkë
2. Diallo Philippe Francë
3. Duka* Armand Shqipëri
4. Fousek Petr Republika Çeke
5. Klaveness Lise Norvegji
6. Kobiashvili Levan Gjeorgji
7. Pavelko* Andrii Ukrainë
8. Petrie Rod Skoci
9. Quaderer Hugo Lihtenshtejn
10. Rubiales* Luis Spanjë
11. Vassallo Björn Maltë

* kandidim për rizgjedhje

  1. d) Kandidat për një pozicion si anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (për një mandat 2-vjeçar):
Mbiemër Emër Vendi
1. Watzke Hans-Joachim Gjermani