Komiteti i arbitrimit bën analizën e sezonin 2023/24, evidentohen aspektet pozitive dhe problematikat e hasura   - FSHF

Komiteti i arbitrimit bën analizën e sezonin 2023/24, evidentohen aspektet pozitive dhe problematikat e hasura  

Komiteti i arbitrimit ka bërë analizën e sezonit 2023/2024 duke nxjerrë në pah aspektet pozitive por edhe problematikat e hasura.

Performanca e arbitrave në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe në Kupën e Shqipërisë ka qenë mjaft pozitive dhe numri i ndeshjeve problematike ka qenë i ulët.

Në ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë ka pasur disa problematika për faktin se në disa sfida janë aktivizuar arbitra të rinj por që janë ndëshkuar për performancën jo pozitive.

Një aspekt pozitiv konsiderohet impelmentimi i sistemi VAR në një ndeshje në javë në Kategorinë e Parë, ndërsa nga sezoni i ri synohet të rritet numri i ndeshjeve me VAR. Arbitrimi në futbollin e vajzave ka pasur performancë shumë pozitive, por synimi kryesor mbetet rritja e numrit të vajzave në arbitrim.

Gjithashtu gjatë analizës së komitetit të arbitrimit u fol edhe për futbollin e moshave duke evidentuar aspektet pozitive por edhe problematikat e shumta. Një nga sfida kryesore për sezonin e ri mbetet rritja e performancës së arbitrave të futsallës dhe edukimi i tyre.

Aktivizimi i zyrtarëve FIFA vajza dhe djem në aktivitetin e UEFA-s konsiderohet pozitiv për këtë sezon por mundesitë janë për t’u promovuar në nivele më të larta të renditjes së arbitrimit dhe për të rritur nivelin e përfaqësimit. Promovimi i arbitrave mbetet një tjetër objektiv serioz për vitin e ardhshëm.

Akademia e arbitrimit dhe në veçanti rekrutimi i arbitrave të rinj mbetet një nga sfidat më të vështira për komitetin e arbitrimit edhe për vitin 2025.