Komiteti HatTrick i UEFAs mblidhet në Nion, fokusi te sistemi VAR dhe investimet - FSHF

Komiteti HatTrick i UEFAs mblidhet në Nion, fokusi te sistemi VAR dhe investimet

Komiteti HatTrick i qeverisë europiane të futbollit, është mbledhur në Nion për të diskutuar ecurinë e projekteve dhe implementimin e tyre.

Diskutimi kryesor ka qenë sistemi VAR për kampionate dhe ekipe kombëtare, kryesisht për federatat e vogla dhe të mesme. Komisioni ka diskutuar mundësitë e financimit të tyre, mënyrën e implementimit, aspektet teknologjike, pajisjet e nevojshme etj. Ky diskutim vjen nisur nga rëndësia që UEFA i jep garantimit të besueshmërisë së garave, si dhe për të unifikuar standardet në vende dhe rajone të ndryshme europiane. Tema të diskutimit kanë qenë edhe financimet e Bashkimit Europian për futbollin, bashkëpunimi me projektin e zhvillimit të futbollit FIFA Forward, apo ecuria e punës së Akademisë së UEFAs.

Gjithashtu HatTrick është fokusuar edhe në miratimin e disa projekt-propozimeve të federatave të ndryshme. Takimi i radhës i Komitetit HatTrick të UEFAs do të mirëpritet nga FSHF në Tiranë më 1 Tetor 2020.