Kombëtarja U-21 përgatitet për ndeshjet e rradhës - FSHF

Kombëtarja U-21 përgatitet për ndeshjet e rradhës

Vazhdon në Resortin “Tropikal” në Durrës, përgatitja e ekipit kombëtar U-21, që do të ndeshet më 14 nëntor kundër Hungarisë dhe më 18 nëntor kundër Spanjës. Trajneri Skënder Gega, vazhdon proçesin stërvitor me lojtarët që ka në dipozicion. Ekipi do të niset për në Hungari, më datë 13 nëntor dhe të nesërmen, do të luajë kundër vendasve. Ndërkohë që takimi tjetër, ai kundër Spanjës, do të zhvillohet në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të qytetit të Elbasanit. Për këto takime, trajneri Skënder Gega ka grumbulluar këta futbollistë:

  1. Aldo Teqja
  2. Elvis Prençi
  3. Harrallamb Qaqi
  4. Amir Rrahmani
  5. Imran Bunjaku
  6. Arbnor Fejzullahu
  7. Gjelbrim Taipi
  8. Erolind Shala
  9. Florin Bardulla
  10. Arsid Kruja
  11. Klodian Gjino
  12. Vedat Murriqi
  13. Vasil Shkurtaj
  14. Idriz Batha
  15. Eni Imami
  16. Fabio Hoxha
  17. Shkëlzen Caka