KOMBËTARJA/ PRAG-IZRAELI, FUTBOLLISTËT ETRIT BERISHA DHE EROS GREZA PËRPARA MEDIAVE - FSHF

KOMBËTARJA/ PRAG-IZRAELI, FUTBOLLISTËT ETRIT BERISHA DHE EROS GREZA PËRPARA MEDIAVE

Portieri Etrit Berisha dhe sulmuesi Eros Grezda dolën sot përpara mediave në vigjilje të ndeshjes zyrtare eleminatore të së djelës në Ber Sheva me Izraelin. Sipas futbollistëve, angazhimi është maksimal për të marrë fitoren të djelën në mbrëmje. Portieri Berisha për këtë takim theksoi: “Një ndeshje e cila është vlerësuar maksimalisht nga ana jonë. Tashmë jemi me pikë të barbarta të tre skuadrat në grup. Klima në ekip është shumë e mirë dhe të gjithë bashkë do shkojmë për të marrë fitoren. Mundësitë ekzistojnë për të dalë me rezultat pozitiv pasnesër. Nisur edhe nga humbja dje e Skocisë, nëse marrim rezultat pozitiv të djelën në Izrael, atëherë transferta që humbëm në Skoci pak do të vlejë. Tentojmë fitorem, port ë them të drejtën, edhe barazimi nuk do të ishte I keq”, – citoi portieri Berisha.

Nuk është aspak e pamundur. Janë një kundërshtar i fortë, por edhe ne kemi forcën tonë. Njohim lojën e tyre, nisur edhe nga fitorja karshi tyre një muaj më parë në Elbasan. Na pret një 90 minutësh shumë i vështirë, por me përqëndrimin e duhur do ia dalim për të arritur një rezultat pozitiv.”,- theksoi Berisha.

Ndërkaq, Grezda ka besim maksikmal që skuadra do të reagojë në mënyrën më të fortë të mundshme në djelën në mbrëmje, për të marrë fitoren: “Jemi në një moment, ku fitorja do të ishte një shtysë shumë e madhe, për ekipin. Kemi punuar dhe do të vijojmë të punojmë shumë në seancat e ardhëshme për të arritur objektivin tonë. Kam besim që mund t’ia dalim, edhe pse kundërshtari ka pikat e tij e të forta, me të cilat na vuri në vështirësi edhe në takimin e parë në Elbasan. Mendoj që jemi tre skuadra shumë afër njera-tjetrës, në një kohë që edhe Izraeli ka pika të forta dhe kërkon shumë përqëndrim e angazhim. Nga fitorja në Turqi mungojnë vetëm Sadiku e Roshi. Të tjerët janë po ata. Por e them me bindje që, nëse përsërisim ndeshjen e Turqisë, nuk na ndal dot as Izraeli e as Skocia”.

Ekipi kombëtar do të vijojë stërvitjen e tij sot pasdite (me dyer të mbyllura), teksa edhe nesër paradite, përpara nisjes do të realizojë seancën e fundit. Skuadrës, siç edhe është raportuar më parë i janë larguar Veseli e Ramadani, dhe në vend të tyre, trajneri ka grumbulluar Ivan Balliun dhe Sabien Lilajn. Ndeshja do të luhet ditën e djelë në orën 20.45 në Ber Sheva dhe do të gjykohet nga arbitri italian Paolo Mazzoleni.