KOMBËTARJA/ IVAN BALLIU NUK MUND TË VIJË NË GRUMBULLIM - FSHF

KOMBËTARJA/ IVAN BALLIU NUK MUND TË VIJË NË GRUMBULLIM

Mbrojtësi i skuadrës franceze të Metz, Ivan Balliu i cili është thërritur paraditen e sotme për të qenë pjesë e ekipit kombëtar për shkak të dëmtimit dhe largimit të Frederik Veselit, nuk mund të jetë në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit për këtë ndeshje.
Trajneri i klubit te Metz ka kërkuar që mbrojtësi Balliu të mos largohet duke qenë se i duhet ta ketë në stërvitje për të përgatitur takimin e radhës në kampionat. Sipas argumentimit të dhënë, trajnerit të Metz i janë larguar 8 lojtarë në ekipet kombëtare dhe kështu ka vendosur që Balliun ta ketë me grupin e mbetur. Zëvendësimi i paparashikuar për shkak të dëmtimeve të lojtarëve në miqësoren me Jordaninë, si dhe ftesa karshi klubit dërguar së fundmi (dhe jo si cdo ftese 14 dite perpara grumbullimit) ka bërë që trajneri të mos i japë leje. Balliu nuk do të zëvendësohet me askënd tjetër, teksa ekipit pritet ti bashkohet sot në mbrëmje vetëm Sabien Lilaj.