Kombëtarja e femrave U19, fiton me penallti ndaj Kroacisë - FSHF

Kombëtarja e femrave U19, fiton me penallti ndaj Kroacisë

Përfaqësuesja U19 e femrave e drejtuar nga trajneri Nevil Dede ka fituar sot, falë penalltive, me rezultatin 6-5 ndaj përfaqësueses së Kroacisë, në ndeshjen e zhvilluar në orën 10:00 në kompleksin e ekipeve kombëtare të Malit të Zi. Koha e rregullt, me nga dy pjesë nga 35 minuta përfundoi 1-1 dhe të dyja kombëtaret i janë drejtuar penalltive për fituesin.Gjate kohës së rregullt, të parat kanë kaluar kroatet në avantazh në pjesën e parë me futbollisten Petaric. Barazimi për Shqipërine ka ardhur në pjesën e dytë në minutën e 53 ku Blerina Morina ka barazuar. Futbollistja më e mirë e ndeshjes ishte portierja Meriem Isa pasi ka pritur dy penallti duke frenuar kroatet.

Ekipi shqiptar u paraqit me këtë formacion: Isa, Cerkini, Morina, Zyba, Simoni, Doko, Simoni, Rizollari, Xhymeri, Lufo dhe Levenaj (c).

Në këtë turne marrin pjesë Mali i Zi, Kroacia, Bosnje & Hercegovina me përfaqësueset e tyre U15, Shqipëria duke mos pasur një ekip kombëtar të kësaj moshe ka grumbulluar vajzat e datëlindjes 2001-2003.

Ky është klasifikimi:

Bosnje & Hercegovina  6 pikë

Shqipëria  5 pikë

Kroacia  1 pikë

Mali i Zi  0 pikë

Sipas programit të këtij turneu që zhvillohet në Mal të Zi, ekipet pjesëmarrëse, nesër do të jenë pushim dhe përballjet e fundit do të zhvillohen në datën 22 qershor, ora 10:00 Bosnje & Hercegovinë – Shqipëri, stadiumi “FC Kom” Podgoricë.

u19fe1

u19fe2