Kombëtarja e femrave/ Shqipëria humbet ndaj Skocisë në “Elbasan Arena”

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat, e drejtuar nga trajneri Armir Grima ka humbur me rezultatin 0-5 ndaj Skocisë, në ndeshjen e zhvilluar sonte në orën 18:10 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë e këtij takimi ka përfunduar me rezultatin 0-2, vajzat kuqezi kanë pësuar golat në minutën e 15-të dhe 24 (Emslie dhe Ross). Në pjesën e dytë, përfaqësuesja jonë ndërtoi disa aksione të mira por pa mundur të realizojnë. Skocezet shënuan sërish në minutën e 59-të,64-t dhe 77, me anë të Cuthbert, Godfrey dhe Murray.

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Rexhepi, Rrahmani, Bajraktari, Maliqi, Bajramaj, Morina, Krasniqi, Doci, Hila, Gjini, Franja.