"Këpuca e Artë 2023" për djem / Goleadori i Abissnet Superiore, Florent Hasani merr çmimin - FSHF

“Këpuca e Artë 2023” për djem / Goleadori i Abissnet Superiore, Florent Hasani merr çmimin

Dy nga çmimet më të rëndësishme të Mbrëmjes Gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2023” për vajza dhe djem, trofe që jepen për golashënuesit më të mirë të vitit e që nuk kishin nevojë për votim, pasi ishin përcaktuar me golat që kanë shënuar në fushën e lojës.

“Këpuca e Artë 2023” për djem iu akordua sulmuesit, Florent Hasani, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 16 golave me Tiranën, duke siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar një personazh i veçantë, ish-futbollisti i Kombëtares, Edvin Murati. “Këpuca e Artë 2023”, Florent Hasani falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen, në veçanti klubin e Tiranës.
“Përshëndetje të gjithëve. Kënaqësi që e mora këtë çmim si golashënuesi më i mirë i kampionatit, duke ndihmuar ekipin tim. Falënderoj klubin e Tiranës, futbollistët, stafin dhe tifozët bardheblu, pa të cilët nuk do të kisha mundur ta merrja këtë çmim” – përfundoi Hasani.