KATEGORIA E PARË, HIDHET SHORTI PËR KAMPIONATIN E RI TË SEZONIT 2018-2019, JA KALENDARI! - FSHF

KATEGORIA E PARË, HIDHET SHORTI PËR KAMPIONATIN E RI TË SEZONIT 2018-2019, JA KALENDARI!

Në prezencën e zyrtarëve të klubeve të Kategorisë së parë u hodh sot në ambjentet e FSHF, shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë, për sezonin 2018-2019, për Grupet A dhe B. Shefi i Sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi realizoi edhe procedurën e hedhjes së shortit, ku secili prej përfaqësuesve të klubeve tërhoqi goglat që korrespondonin në numrin përkatës, si për ekipet e grupit A, ashtu edhe për ato në grupin B. Skuadrat e Vorës dhe Dinamos, do t’i zhvillojnë ndeshjes në të njëjtën fushë, në Pezë-Helmës dhe për këtë arësye u shortuan të parat.

Sezoni 2018-2019 i Kategorisë së parë do të nisë në datë 9 shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarin e plotë të kampionatit, sipas linkut përkatës.
Grupi A Kategoria e Pare 2018-2019
Grupi B Kategoria e Pare 2018-2019