KATEGORIA E DYTË, HIDHET SHORTI PËR EDICIONIN 2018-2019 - FSHF

KATEGORIA E DYTË, HIDHET SHORTI PËR EDICIONIN 2018-2019

Në prezencën e zyrtarëve të klubeve të Kategorisë së Dytë, sot në oren 12:00 në ambjentet e FSHF, është hedhur shorti për kampionatin kombëtar të Kategorisë së Dytë, për sezonin 2018-2019, për Grupet A dhe B. Shefi i Sektorit të garave në FSHF, Lysien Nurishmi sëbashku me specialistin e këtij departamenti, Eraldi Shera, realizuan edhe procedurën e hedhjes së shortit, ku secili prej përfaqësuesve të klubeve tërhoqi goglat që korrespondonin në numrin përkatës, si për ekipet e grupit A, ashtu edhe për ato në grupin B.

Sezoni 2018-2019 i Kategorisë së Dytë do të fillojë në datën 16 shtator. Më poshtë do të gjeni edhe kalendarët e plotë të kampionatit:
Kalendari Kat se dyte Gr A 2018-2019
Kalendari Kat se dyte Gr B 2018-2019