Kampionati Kombëtar i Futsallit nis më 2 dhjetor, hapen regjistrimet për sezonin e ri - FSHF

Kampionati Kombëtar i Futsallit nis më 2 dhjetor, hapen regjistrimet për sezonin e ri

Rikthehet Kampionati Kombëtar i Futsallës, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky kampionat do të ngrejë siparin e sezonit të ri më datë 2 dhjetor.

Departamenti i Futbollit Amator në FSHF bën me dije se regjistrimet për ekipet dhe lojtarët janë hapur dhe kushdo që dëshiron të regjistrohet mund të dërgojë një e-mail në [email protected].

Në vitet e fundit kampionati i futsallës është bërë shumë popullor në vendin tonë. Pas një ndalese për shkak të pandemisë, FSHF e riktheu sërish kampionatin kombëtar të futsallës, që u zhvillua me vetëm 4 ekipe pjesëmarrëse. Falë suksesit të arritur, kampionati i futsallës në sezonin e fundit erdhi më i strukturuar dhe ekipet pjesëmarrëse u dyfishuan.

Edhe në sezonin e ri pritet që numri i ekipeve dhe lojtarëve të rritet, duke e bërë akoma më konkurues dhe të bukur kampionatin e futsallës.