Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022/23 në javën e tretë, Flamurtari ruan kryesimin - FSHF

Kampionati Kombëtar i Futsallit 2022/23 në javën e tretë, Flamurtari ruan kryesimin

Janë luajtur në fundjavë disa nga ndeshjet e javës së tretë të Kampionatit Kombëtar të Futsallit 2022-2023, që ka nisur prej një muaji me pjesëmarrjen e ekipeve Eagles Land, Tirana Futsal, Forcat e Armatosura, Vllaznia, Diamant, Olimpik 1 Maji dhe Flamurtari.

Flamurtari Futsal regjistroi suksesin e tretë radhazi në po kaq ndeshje, pasi fitoi me rezultatin 3-2 ndaj Vllaznisë në transfertë në një ndeshje mjaft të bukur e në një atmosferë të ndezur nga tifozët e shumtë.

Në sfidën tjetër Diamanti Futsal mundi pastër 3-0 Olimpik 1 Maji, ndërsa ndeshja e tretë e javës ajo mes Forcave të Armatosura dhe Eagles Land do të luhet nesër në ora 20:00 në Kompleksin Goga.

Ndërkaq, Tirana Futsal është skuadra që ka qëndruar pushim këtë javë sipas kalendarit, ndërsa kampionatin vazhdon ta kryesojë Flamurtari Futsal me 9 pikë pas tre javëve të para.

Kampionati Kombëtar i Futsallit do të zhvillohet me dy faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e më pas do të vijojë edhe me fazën e play-off-it nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

Në krahasim me sezonin e kaluar këtë vit kem një dyfishim të numrit të ekipeve pjesëmarrëse. Çdo skuadër do të ketë në dispozicion 20 lojtarë, teksa në sallë ekipet do të kenë 5 lojtarë për të luajtur. Që do të thotë se në këtë edicion marrin pjesë 140 lojtarë, duke pasur kështu një pjesëmarrje të konsiderueshme në krahasim me sezonin e kaluar.

Kampionati Kombëtar i Futsallit

Java e tretë

 

Vllaznia – Flamurtari                      2-3

Diamant – Olimpik 1 Maji             3-0

 

Nesër

Forcat e Armatosura – Eagles Land

Ora 20:00, Kompleksi Goga