Jepen diplomat e kursit për “Drejtor Sportiv”

Ka përfunduar me sukses edhe kursi i fundit këtë vit kalendarik, për “Drejtorët Sportiv”, i organizuar nga sektori i Edukimit, pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

Janë diplomuar plot 21 kursantë, të cilët kanë marrë diplomat pasi kanë ndjekur për dy javë me rradhë këtë kurs të rëndësishëm, të organizuar nga FSHF. Në këtë kurs mori pjesë dhe u diplomua edhe ish-kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana.

Është edicioni i gjashtë që Federata organizon këtë kurs të rëndësishëm për garën sportive.