Java e dytë e “Abissnet Superiore”, spikat klasikja e futbolli shqiptar Vllaznia - Tirana - FSHF

Java e dytë e “Abissnet Superiore”, spikat klasikja e futbolli shqiptar Vllaznia – Tirana

Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë të dielën në orën 17:00 me ndeshjen Egnatia – Laçi. Kampionët e Shqipërisë do të luajnë takimin e parë të sezonit të ri në “Egnatia Arena” dhe do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi pas suksesit ndaj Dinamo City. Ndërkohë, Laçi pas barazimit me Tiranën synon që të marrë pikët e plota ndaj rrogozhinasve.

Të dielën në orën 20:00 do të zhvillohen edhe dy takime të tjera, ku spikat klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia – Tirana. Pas fitores ndaj Partizanit, shkodranët duan triumfin e radhës, ndërsa bardheblutë synojnë fitoren e parë në kampionat. Në anën tjetër në “Arenën e Demave” do të luhet takimi Partizani – Skënderbeu.

Të hënën do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të javës së dytë. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, do të luhet takimi Bylis – Dinamo City, në orën 17:00.

Java e dytë e kampionatit “Abissnet Superiore” do të mbyllet me ndeshjen AF Elbasani – Teuta, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, në orën 20:00.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” do të transmetohen live në kanalet e RTSH.