Hidhet shorti, përcaktohet kalendari i Kategorisë Superiore U21 për sezonin 2023/24 - FSHF

Hidhet shorti, përcaktohet kalendari i Kategorisë Superiore U21 për sezonin 2023/24

U hodh mesditën e së mërkurës shorti për kalendarin e Kategorisë Superiore U21. Në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, specialisti i Departamentit të Garave në FSHF, Eraldi Shera, tërhoqi goglat që përcaktuan rrugëtimin e 12 skuadrave që do të marrin pjesë në edicionin futbollistik 2023/24.

Java e parë e kampionatit “Kategoria Superiore U21”

Partizani-Vllaznia
Apolonia-Egnatia
Bylisi-Vora
Teuta-Korabi
Tirana-Erzeni
Elbasani-Kukësi

Në edicionin e ri që nis më 20 shtator, marrin pjesë: Vllaznia, Partizani, Bylisi, Egnatia, Teuta, Kukësi, Korabi, Tirana, Apolonia, Vora, Elbasani dhe Erzeni. Kampionati do të zhvillohet me dy faza, me sistem vajtje-ardhje.

Më poshtë kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet:

Kalendari i Kategorisë Superiore U-21, sezoni 2023/24