Hapen regjistrimet, çfarë duhet të dini për t’u bërë pjesë e Kursit të Mjekësisë Sportive - FSHF

Hapen regjistrimet, çfarë duhet të dini për t’u bërë pjesë e Kursit të Mjekësisë Sportive

Departamenti i Mjekësisë Sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit do të zhvillojë nga 15 janari Kursin e Mjekësisë Sportive, që do të zgjasë deri në tetor të vitit 2024. Kursi do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe do të udhëhiqet drejtuesit e departamentit, doktor Gianluca Stesina dhe koordinatorit të departamentit, Ilvi Begolli. Regjistrimet në Kursin e Mjekësisë Sportive kanë nisur dhe afati për t’u bërë pjesë e tij është i vlefshëm deri më 10 janar 2024.

Kursi është i ndarë në 7 faza, si më poshtë:

15-17 Janar 2024 – Dëmtimet e Gjurit
05-06 Shkurt 2024 – Dëmtimet  e këmbës dhe legenit
14-15 Mars 2024 – Kolona Lumbare
18-19 Prill 2024 – Dëmtimet e gjymtyrëve të sipërm (arter superior)
06-07 Maj 2024 – Përdorimi i terapisë strumentale (aparaturave) në patologji të ndryshme
16-17 Shtator 2024 – Dëmtimet muskulare në sport / Nutricioni Sportiv
14-15 Tetor 2024 – Ndihma e parë (urgjenca) BLSD, rianimimi kardio-pulmonar

Kandidatët për t’u regjistruar në Kursin e Mjekësisë Sportive duhet të plotësojnë kriteret/kërkesat e mëposhtme:

  • Diplomë e Universitetit Mjekësisë ose Fizioterapi (studentët në vitin e tretë me vërtetim nga Universiteti);
  • Kandidati duhet të jetë pajisur me raport mjekesor, lëshuar nga organi përkatës brenda 3 muajve të fundit;
  • Dy fotografi pasaporte;
  • Fotokopje e ID ose e pasaportës;
  • CV, që përfshin gjithë aktivitetin si fizioterapist ose mjek;
  • Numër kontakti/adresë e-maili.

Kërkesa për regjistrim duhet të dergohet përmes postes elektronike në adresën [email protected], përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 10.01.2024. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike [email protected].