Grumbullohet Shqipëria U-15, Dama: Kemi element shumë cilësorë - FSHF

Grumbullohet Shqipëria U-15, Dama: Kemi element shumë cilësorë

Shqipëria U-15 ka filluar ditën e sotme grumbullimin gjashtë ditor që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal. Në urdhërat e trajnerit Armand Dama janë thërritur 25 lojtarë, të cilët janë ndjekur më parë në seleksionimet e zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas seancës së parë stërvitore, trajneri Armand Dama ka folur për mikrofonat e FSHF.tv, duke u ndalur te objektivat e këtij grumbullimi dhe planin e U-15 për të gjithë vitin 2019. “Kemi një grup me element goxha të mirë, duke punuar bashkë do njihen më shumë dhe do mësojnë shumë. Do kuptojnë filozofinë tonë dhe se çfarë kërkojmë ne për ekipin Kombëtar. Gjatë këtij grumbullimi do të zhvillojmë seanca stërvitore dhe ndeshje miqësore me ekipin rajonal të Durrësit dhe Elbasanit. Qëllimi është që ti bëjmë bashkë të gjithë lojtarët me cilësi, të punojmë shumë dhe të ndjenjë peshën e Kombëtares. Këto grumbullime do ti rrisin gradualisht dhe besoj se është një grup i mirë me perspektivë për të furnizuar dhe grupmoshat e mëvonshme. Kemi element shumë cilësorë, kuptohen që janë të vegjël dhe në fazë zhvillimi, me lojtarë që mund të rriten dhe të përmirësohen më tej, por duhet ta theksoj se kemi element me shumë cilësi. Gjatë këtij viti do të zhvillojmë disa grumbullime, do të luajmë ndeshje miqësore me Maqedoninë dhe Kosovën. Do të marrim pjesë në një turne të UEFA-s për datëlindjet 2005. Mendojmë se do të ecim shumë mirë, është grup i mirë, po punuan mirë do të kenë sukses”, u shpreh trajneri Dama.

Kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë të mërkurën një ndeshje miqësore me ekipin rajonal të Durrësit në orën 12:00, ndërkohë që të premten do të luajë ndeshjet e dytë miqësore me ekipin rajonal të Elbasanit në orën 10:30. Grumbullimi do të mbyllet ditën e shtunë në mesditë.

Lista e futbollistëve: