Gjithçka gati për sezonin e ri, Kategoria Superiore ngre siparin të dielën në mbrëmje - FSHF

Gjithçka gati për sezonin e ri, Kategoria Superiore ngre siparin të dielën në mbrëmje

Edicioni i 86-të i kampionatit të Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin të dielën më 18 gusht. Një sezon emocionues që do të nisë menjëherë me dy sfida të zjarrta që do të luhen në orën 20:00. Kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Teuta – Bylis në stadiumin “Niko Dovana”.

Të hënën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera të javës së parë në Kategorinë Superiore. Në orën 17:00 në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Tirana. Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në orën 20:00. Në stadiumin  “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – AF Elbasani.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit Kategoria Superiore do të transmetohen live në kanalet e RTSH.