Futsall / Shqipëria mundet nga Maqedonia, ja kundërshtarët në raundin tjetër - FSHF

Futsall / Shqipëria mundet nga Maqedonia, ja kundërshtarët në raundin tjetër

Kuqezinjtë e Futsallës janë mundur mbrëmjen e sotme nga Maqedonia me rezultatin 3-2 në ndeshjen që është zhvilluar në Shkup, duke e mbyllur këtë fazë eliminatore në vendin e dytë në grup.

Shqipëria zhvillojë një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë duke udhëhequr me rezultatin 2-1 falë golave të Besnik Rexhepajt dhe Endrit Kacës. Pjesa e dytë foli për skuadrën vendase që arriti të shënojë dy gola duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër nëpërmjet vendit të parë. Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli zbriti në parketin e lojës me këtë formacion: Rrapi, Alibegu, Mejzini, Selmanaj dhe Halimi.

Në fazën tjetër eliminatore kuqezinjtë do të përballen me Rumaninë, Kazakistanin dhe Bjellrusinë. Ndeshjet do të zhvillohet në Rumani nga data 22-27 Tetor 2019.