Futsal, Shqiperia fiton turneun në Maqedoni - FSHF

Futsal, Shqiperia fiton turneun në Maqedoni

Ekipi kombëtar i futsalit, ka fituar Turneun përkujtimor “Arbën Xhaferri”, zhvilluar në Tetovë të Maqedonisë. në këtë turne që u zhvillua në data 20 dhe 21 nëntor, morën pjesë katër skuadra: Ekipi kombëtar i Shqipërisë, ekipi kombëtar i Kosovës, ekipi kroat “Alumnus” i Zagrebit dhe ekipi maqedonas SEEU.

 

Në ndeshjen e fundit ekipi ynë kombëtar ka barazuar me ekipin nënkampion të Maqedonisë SEEU me rezultatin 1-1. Pas gjuajtjeve të 11-metërshave, ekipi ynë ka fituar 5-4 dhe është shpallur fitues i Turneut “Arbën Xhaferri”.