Futbolli 9×9/ Hidhet shorti i FSHF Cup, përcaktohen çiftet për fazën e 1/8-ave - FSHF

Futbolli 9×9/ Hidhet shorti i FSHF Cup, përcaktohen çiftet për fazën e 1/8-ave

Është hedhur shorti i fazës së 1/8-ave të FSHF Cup, kompeticion  i futbollit amator 9×9 që organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Shorti i hedhur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga specialistë të këtij departamenti përcaktoi tëtë sfidat e kësaj fazë që do të luhen duke nisur nga data 22 janar.

Shorti ka rezervuar përballje mjaft interesante në këtë fazë, ku do të vihen përballë skuadrat nga grupet A dhe B në “FSHF Sunday League”, ndërsa në dy sfida shorti ka rezervuar kundërshtarë nga i njëjti grup.

Kryesuesit e grupit A në “FSHF Sunday League Albania”, skuadra e ATS do të përballet me skuadrën e Albamer.  Ndërsa kryesuesit e grupit B, Dajti në këtë fazë të FSHF Cup do të përballet me skuadrën e grupit A, Big – Bite.

Ndeshjet e fazës 1/8 të vlefshme për FSHF Cup

ATS – Albamer

Raiffeisen Bank – Kastriotët

Al Ar – FC Luminesen

Coca Cola – IMMI

Big-Bite – FC Dajti

Dymbëdhjeta – FC Confucius

Ferraj FC – Jata Market

PRIMO MFC –  Elso