FSHF Sunday League / Kreu nuk ndryshon në të dyja grupet, garë e fortë drejt play-off-it - FSHF

FSHF Sunday League / Kreu nuk ndryshon në të dyja grupet, garë e fortë drejt play-off-it

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të dhurojë ndeshje mjaft emocionuese me skuadrat që po i drejtohen fazës play-off dhe po konfigurohen gjithnjë e më shumë pretendentet kryesore.

Në grupin A, janë luajtur pothuajse të gjitha ndeshjet e javës së 14-të, teksa renditja vazhdon të kryesohet nga Prestige MFC me 39 pikë, pavarësisht humbjes së fundit me rezultatin 4-2 me VILA-L MFC. Në vendin e dytë vjen KKD me 32 pikë, pas fitores me goleadë në sfidën e fundit në shifrat 8-1 ndaj Ferraj FC.

Në vendin e tretë me 28 pikë vjen Panthers Shkodër, që provoi shijen e humbjes duke u mundur 3-2 nga MD, ndërsa i katërti renditet ROAMEL që ka 28 pikë e 27 pikë e që këtë javë triumfoi 6-0 ndaj North Gate. FC Dussel gjithashtu fitoi 2-1 ndaj FB Passion dhe mban vendin e 5-të me 25 pikë, teksa në vendin e gjashtë është VILA-L MFC me 25 pikë. Në sfidat e tjera të javës BTL barazoi 1-1 me COCA COLA TEPELENA dhe po barazim 1-1 përfundoi edhe dueli tjetër JU AR PLAST-ALBAMER. Ndërkaq, JATA MARKET mundi 3-0 Pastaria dhe ANTIGNEAN mposhtu 2-0 Futura Dent.

Në Grupin B, janë luajtur një pjesë të ndeshjeve të javës së 13-ët dhe 14-të teksa në krye vazhdon të qëndrojë Dajti me 36 pikë pas fitores 3-1 me ELSO, i ndjekur nga Kastrioti me 34 pikë në vendin e dytë, që gjithashtu fitoi ndeshjen e fundit 4-1 ndaj Barrikadës. Në vendin e tretë renditet ATS me 30 pikë, ndërsa IMMI mbetet në vendin e katërt me 27 pikë pas humbjes së fundit 1-0 me SECURITY OKTAPUS.

Pas tyre në renditje vijnë Hidro Alfa dhe Al Ar me 25 pikë secila, ndërsa Friends Team shkon në vendin e shtatë pas fitores 3-0 me Enco Al. Sakaq, PRIMO MFC mundi 4-2 FC Confucius dhe pozicionohet në vendin e 9-të.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së 13-të e 14-të si edhe renditjet e të dyja grupeve të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

SUNDAY LEAGUE ALBANIA – GRUPI A

SUNDAY LEAGUE ALBANIA – GRUPI B