FSHF Sunday League Albania / Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste në kupën Kategoria e Dytë - FSHF

FSHF Sunday League Albania / Përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste në kupën Kategoria e Dytë

Janë luajtur ndeshjet çerekfinale në FSHF Sunday League të kupës Kategoria e Dytë. Në fazën gjysmëfinale u kualifikuan ekipet Futura Dent, Elso, FC Illyrian Eagles dhe FC Musa.

Ndeshja më interesante në fazën çerekfinale ishte Ferraj-Futura Dent. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi 3-3, ndërsa në shtesë skuadrat shënuan edhe nga dy gola dhe sfida përfundoi 5-5. Nga pika e bardhë e penalltive u treguan më të saktë lojtarët e Futura Dent, duke triumfuar 4-2.

Në sfidat e tjera, skuadra e Elso fitoi 2-0 ndaj North Gate, ndërsa Musa mundi Legjendat 8-4. Edhe takimi Coca Cola-Illyrian Eagles ishte i luftuar deri në fund, teksa në fazën tjetër kaloi skuadra e Illyrian Eagles pasi triumfoi 6-5.

Në fazën gjysmëfinale Futura Dent do të përballet me Elso, ndërsa Illyrian Eagles me Musa.

KUPA KATEGORIA E DYTË

                     Ferraj FC – Futura Dent                         5-5 P(2-4)

              North Gate – Elso                                            0-2

            Coca Cola Tepelena – FC Illyrian Eagles      5-6

          Legjendat 9×9 – FC Musa                                4-8

FAZA GJYSMËFINALE

Futura Dent – Elso

FC Illyrian Eagles – FC Musa