FSHF Sunday League Albania arrin në play-off, shpallet kalendari dhe çiftet për tre trofetë në lojë - FSHF

FSHF Sunday League Albania arrin në play-off, shpallet kalendari dhe çiftet për tre trofetë në lojë

Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka mbyllur fazën e rregullt dhe po bëhet gati të nisë me fazën play-off, ku do të jenë të angazhuara një pjesë e madhe e skuadrave nga Grupet A dhe B, që do të garojnë për tre trofetë e këtij sezoni.

Në play-off-in e quajtur “Kupa e Kampionit” do të marrin pjesë 16 skuadra, përkatësisht 8 skuadrat e para në renditje nga të dyja grupet me sistem eliminimi, ndërsa ndeshjet do të nisin më 1 maj 2023. Në këtë grup bëjnë pjesë Prestige, Dajti, Roamel, Al Ar, Antigonean, Panthers Shkodër, FC Dussel, KKD, IMMI, M&D, Nova, Vila L, ATS, Kastriotët, Friends Team dhe Hidro Alfa. Ky grup skuadrash do të garojnë me njëra-tjetrën deri në fund sipas skemës së përcaktuar tashmë për të shpallur edhe kampionen e këtij edicioni në FSHF Sunday League Albania.

Njëkohësisht do të luhen edhe ndeshjen e dy kupave të tjera të quajtura “Kategoria e Dytë” dhe “Kupa Oktapus” ku do të jenë të angazhuar 16 skuadra të renditura në total. Ndeshjet e kësaj faze do të nisin të hënën e datës 24 prill 2023 e deri të enjten e 27 prillit.

Në kupën “Kategoria e Dytë” marrin pjesë 8 skuadrat e renditura në vendet 9-12 të klasifikimit në të dyja grupet e Tiranës e më konkretisht Futura Dent, Barrikada, Albamer, Oktapus, BTL, CCBS, Elso Primo. Skuadra fituese do të marrë kupën “Kategoria e Dytë”.

Kurse në grupin “Kupa Oktapus”, që do t’i zhvillojë po ashtu ndeshjet fazën e ardhshme, marrin pjesë 8 skuadrat e renditura në vendet 13-16 në të dyja grupet e më konkretisht Ferraj, Jatta Market, Eco Empire, Confucius, Ju Ar Plast, FB Passion, Raiffeisen Bank dhe Homeland Triumph.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me përballjet e të treja kupave të kampionatit FSHF Sunday League Albania 9×9: