FSHF inspekton gjendjen e stadiumeve - FSHF

FSHF inspekton gjendjen e stadiumeve

Pas perfundimit te sezonit 2014-2015 per Kategorine e Pare, Terbuni fitues i grupit A dhe Bylis fitues i grupit B, ka filluar inspektimi nga nje grup pune per gjendjen e stadiumeve.
Sot ky grup pune ka qene ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes dhe neser do te vazhdoje me inspektimin ne stadiumin “Adush Muca” te Bylis. Sektori i Licensimit do te beje kontrollin e infrastruktures, kushteve ligjore dhe administrative per te dyja klubet qe do te ngjiten ne Kategorine Superiore. Ky kontroll behet nga ana e FSHF per te caktuar detyrat dhe kriteret qe duhen plotesuar per licensimin e plote ne Kategorine Superiore per sezonin 2015-2016. Inspektimet do te vazhdojne ne ditet ne vijim edhe per klubet qe ngjiten nga Kategoria e Dyte ne Kategorine e Pare, konkretisht ne stadiumin e Gramshit dhe te Korabit ne Peshkopi , ku te dy klubet do ti nenshtrohen te njejtes procedure. Federata Shqiptare e Futbollit eshte e vendosur qe te mos toleroje asnje klub pa plotesuar kriteret e licensimit, infrastrukturore, administrative dhe ligjore.