FSHF Cup 2023-2024 / ATS- Kastriotët finalja e madhe e sezonit - FSHF

FSHF Cup 2023-2024 / ATS- Kastriotët finalja e madhe e sezonit

ATS-Kastriotët është finalja e madhe e FSHF Cup, një kompeticion i cili organizohet nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF mes skuadrave të futbollit 9×9.

Këto dy ekipe do të jenë pjesë e finales së këtij edicioni, pasi kaluan të gjitha fazat e mëparshme, duke siguruar biletat edhe për ndeshjen e fundit.

Sfidat gjysmëfinale u zhvilluan mbrëmjen e së premtes në “Shtëpinë e Futbollit”, ATS-Dajti dhe Kastriotët-Dymbëdhjeta.

Në një atmosferë të zjarrtë të mbushur plot me tifozë në “Shtëpinë e Futbollit”, dy sfidat gjysmëfinale dhuruan emocione, ATS triumfoi 2-1 ndaj Dajtit ndërsa Kastriotët fituan minimalisht 1-0 ndaj skuadrës Dymbëdhjeta.

Përballja finale në FSHF Cup, ATS-Kastriotët pritet të dhurojë spektakël, pasi të dyja skuadrat kanë bërë mirë edhe në kampionat. ATS kryeson në grupin A ndërsa Kastiotët ndodhen në vendin e dytë në grupin B.