FSHF 100 mije Euro per kualifikimin e Kukesit - FSHF

FSHF 100 mije Euro per kualifikimin e Kukesit

Suksesi i Kukesit i cili megjithse ka humbur ne takimin e dyte me Metalurg Donect, ka arritur te kualifikohet ne fazen play-off, eshte pershendetur dhe vleresuar edhe nga institucioni i futbollit shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur qe te shperbleje skuadren e Kukesit per kualifikimin e saj historik, ne turin e trete te Europa League, i paarritur deri me tani nga asnje skuader shqiptare.

Organizmi me i rendesishem i futbollit shqiptar, duke vleresuar paraqitjen qe skuadra kuksiane ka bere ne  edicionin e sivjetem te ketij kompeticioni, ka vendosur nje shperblim prej 100.000 Eurosh ne dispozicion te skuadres. Vleresimi eshte dhene per paraqitjen e shkelqyer qe skuadra ka bere, duke perfaqesuar vlerat me te mira te futbollit shqiptar.