Vijon liçensimi për sezonin 2020-2021 - FSHF

Vijon liçensimi për sezonin 2020-2021

Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar proçesi i liçensimit të klubeve shqiptare për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2020-2021. Ky proçes do të përfundojë më 31 Mars 2020, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proçes. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike (dhe rëndësinë më të madhe )në raport me kriterët e tjerë.

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar të marrin pjesë në seminarin që organizohet më datë 12 Dhjetor 2019 nga Federata Shqiptare e Futbollit.