Fier dhe Vlore - EURO U19 e merkura percaktuese - FSHF

Fier dhe Vlore – EURO U19 e merkura percaktuese

Eliminatoret e Kampionatit Europian U-19, të cilat të vlefshme për grupin e shtatë,  po zhvillohen në Shqipëri, të mërkurën do të luajnë ditën e fundit, ku edhe do të përcaktohet skuadrat që do të vazhdojnë më tej për në elite grup. Aktiviteti, i organizuar në stadiumet “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit dhe “Flamurtari” të Vlorës, ka tërhequr vëmendjen e sportdashësve të shumtë dhe të mediave qendrore dhe lokale. Gara ka qenë e fortë dhe grupi në përgjithësi, ka paraqitur një panoramë mjaft të ekuilibruar c’ ka e ka bërë garën më interesante.

Në ditën e parë, Belgjika fitoi falë një penalltie të realizuar në pjesën e parë ndaj Bjellorusisë, të cilës nuk i mjaftuan tre katër raste të mira për shënim, që të paktën ta barazonte këtë takim. Takimi  u zhvilluan në qytetin e Fierit, nën interesimin e sportdashësve vendas. Në orën 18.00, në Vlorë, nën një atmosferë të ndezur, u zhvillua ndeshja Shqipëri – Itali. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar dhe me mjaft emocione. Shqipëria kishte dy mundësi të mira, ndërkohë që italianët ushtruan presion mbi portën kuqezi por të paktën 4 herë portieri Strakosha ka shpëtuar portën tonë nga golat e sigurt. Në minutën shtesë të pjesës së parë, atëherë kur gjërat po shkonin drejt barazimit pa gola, italianët shënojnë pas një goditjeje standarte. Në pjesën e dytë, reagimi i Shqipërisë nuk është në nivelin e pritshëm. Italianët shënojnë edhe dy gola të tjerë duke e mbyllur ndeshjen në shifra të pastra 3-0.

Në  ditën e dytë, në Fier, Bjellorusia zhvillon një ndeshje shumë të mirë kundër kryesueses së grupit, Italisë. Axurrët që drejtohen nga një emër I madh I Milanit dhe kombëtares si Alberigo Evani, ndjejnë deri në castet e fundit të ndeshjet shijen e humbjes, pas avantazhit të merituar të Bjellorusisë. Vetëm në minutat e fundit të ndeshjes Italia barazon me 11-metërsh, duke I shpëtuar një humbjeje që mund ta ndëshkonte. Pasditen e të dielës, në stadium “Flamurtari” atmosfera është inkandeshente. Shqipëria zhvillon kundër Belgjikës, një ndeshje të madhe të cilën e dominon në pjesën më të madhe të kohës. Tre gola të shënuar dhe një mori rastesh të tjera, të përkrahura nga publiku vlonjat kanë vulosur një fitore shumë të rëndësishme për skuadrën tonë. Belgët, s’ kanë bërë asgjë më shumë se sa të shënonin golin e flamurit, ndërkohë që entusiazmi në stadiumin e Vlorës dhe në të gjithë Shqipërinë, pas kësaj fitoreje është i madh.

Në darkën zyrtare të shtruar nga ana e FSHF në hotel “Pavarësia” të Vlorës, në mbrëmjen e të hënës, me përfaqësues të UEFA-s dhe të të gjitha delegacioneve pjesëmarrëse u vlerëua në mënyrë të vecantë organizimi, mikpritja dhe kushtet të cilat u janë krijuar skudrave pjesëmarrëse, nga organizatorët e këtij aktiviteti. “Federata Shqiptare e Futbollit dhe qytetet e Fierit dhe të Vlorës, kanë qenë të lumtur që të mikprisnin një aktivitet të tillë, i cili synon jo thjesht garën sportive por në rradhë të parë, krijimin e miqësisë dhe mbështetjen e frymës së Fair Play”. Delegati I UEFA-s Metin Tuncer falenderoi Shqipërinë për mikpritjen dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin perfekt të këtij aktiviteti. Të gjithë përfaqësuesit e ekipeve vlerësuan me tona mjaft positive, organizmin dhe krijimin e kushteve nga ana e FSHF.

Në ndeshjet e ditës së fundit, ditën ne mërkurë,  që fillojnë në orën 14.30 (në Fier Itali – Begjikë dhe në Vlorë Shqipëri –Bjellorusi), do të përcaktohen dy skuadrat që do të kualifikohen për më tej për elite round. Interesant është fakti, që të katërta skuadrat janë në lojë për të fituar një nga dy vendet, që të kualifikojnë.

Dita e parë:                                                                            

Bjellorusi – Belgjikë         0-1

Itali – Shqipëri                   3-0

 

Dita e dytë:

Itali – Bjellorusi                 1-1

Shqipëri – Belgjikë           3-1

 

Dita e tretë:

Shqipëri – Bjellorusi

Itali – Belgjikë

 

Renditja:

  1. Italia                      2              1              1              0              4-1          4
  2. Shqipëria             2              1              0              1              3-4          3
  3. Belgjika                                2              1              0              1              2-3          3
  4. Bjellorusia           2              0              1              0              1-2          1