FEMRAT U-19/ KOMBËTARJA FILLON GRUMBULLIMIN PËR TURNEUN ZYRTAR TË TETORIT - FSHF

FEMRAT U-19/ KOMBËTARJA FILLON GRUMBULLIMIN PËR TURNEUN ZYRTAR TË TETORIT

Kombëtarja shqiptare e futbollit për femrat, mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të fillojë ditën e nesërme, datë 23 shtator grumbullimin e përfaqësueses në kuadër të përgatitjeve të turneut zyrtar të UEFA-s, për parakualifikueset e Europianit U19 që do të zhvillohet në Hollandë, nga datat 3-9 tetor 2018. Femrat e Shqipërisë do të akomodohen në qytetin e Shkodrës. Shqipëria bën pjesë në grupin 10-të sëbashku me Hollandën, Poloninë dhe Bjellorusinë. Femrat U-19 do të zhvillojnë këto përballje:
3 Tetor ora 19:00 Hollandë-Shqipëri
6 Tetor ora 12:00 Poloni-Shqipëri
9 Tetor ora 19:00 Shqipëri-Bjellorusi

Njihuni me listën e futbollisteve të grumbullara nga Dede: